Reagon Ndocaj: Më takon mua të jem deputet

Kandidati që mund të zvendësojë Arben Ndokën në parlament, Eduart Ndocaj ka reaguar në Facebook duke thënë se i takon atij të jetë deputet i Lezhës.

Madje ai thotë se lezhjanët meritojnë përfaqësim dhe shprehet se pas 100 vitesh ai do të jetë deputeti që përfaqëson zërin e emigrantëve

Ja komenti i tij: 

"Komunikimi im me qytetaret do te jete i vazhdueshem siç ka qene deri tani. Prandaj, e pashe te arsyeshme te sqarohem me ju.

Respektoj vendimin e Arben Ndokes qe heq dore nga imuniteti. Ai eshte nje vendim personal i tij ku ka dhene edhe arsyet. Sipas radhes e sipas Kodit Zgjedhor, me takon mua te jem deputeti i ri e perfaqesuesi i lezhjaneve deri ne fund te kesaj legjislature. Pres ne ditet ne vazhdim te me beje kerkese Komisioni i Imuniteteve per te bere betimin. Nuk ka me kohe per te humbur.

Lezhjanet meritojne te jene te perfaqesuar ne Parlament. Jam i pari deputet qe pas 100 vitesh vij e perfaqesoj zerin e emigranteve. Kam ikur 14 vjeç nga Shqiperia drejt Europes e sot pas shume vitesh rikthehem per t'u ulur ne Parlament. Do te jem nje zeri i fuqishem per ta. Do te loboj per voten e emigranteve. Respektimi i ligjit dhe i rregullores se Parlamentit do te jene nje prioritet per mua. Une, do te jem zeri i njerezve te thjeshte. Zeri i qytetareve te ndershem. Zeri i personave nen nevoje. Per me shume do te prononcohem ne seacen e pare te prezantimit tim qe do te mbaj edhe fjalen time te pare ne foltoren e Parlamentit. Falenderoj votuesit e mi, miq e mi qe kane besuar tek une e me kane qendruar prane’, shkruan Ndocaj në Facebook. 

SHKARKO APP