Reagon pedagogia, Mimoza Manxhari
Pedagogia, Mimoza Manxhari, e cila u akuzua nga studentët që kanë bojkotuar mësimin se ka ushtruar presion për të ndërprerë protestat, ka sqaruar pozicionin e saj me anë të një postimi në Facebook.
Duke ju referuar videos së publikuar nga studentët, Manxhari thotë se e vërteta është shtrembëruar nga disa studentët.
Postimi i plotë i pedagoges Mimoza Manxhari:
“Trishtim, që një i zgjedhur për të përfaqësuar interesat e studentëve në senat, të jetë aq i zellshëm për të shtrembëruar të vërtetën e për më teper me aq djallezi, nxitoi ta publikoje ne menyre te shtrember nje komunikim, qe me paramendim e provokoi gjithë dashakeqesi
Ndjej dhimbje qe ne kete moshë, po keqperdoren nga çfaredo force politike ku aderojne, jo per te sjelle frymen e re te brezit qe perfaqesojne, por per t’u vene ne sherbim te kujtdo.
Ky është mjerimi i shoqerise shqiptare që ndërhyn dhe pastertine e aspiratave të atyre studenteve që me thirrën, doja të mbroja.
Ky është mekati i klasës politike, që po kerkon te krijoje armaten e sherbetoreve te tyre me tru te shpëlarë dhe shpirt të nxirë!
Isha e ftuar nga studentwt e mi dhe krejt papritur e gjej veten në inskenimet e atij djaloshi, intrigimi që ai improvizoi i kalon kufijtë e ligësisë.
Pak perpara tij, dy individë që nuk ishin studentë te fakultetit, me zëra të ngritur e gjoja të revoltuar protestonin duke kërkuar destabilitet politik e nxitur kaos e tension.
Profesori nuk duhet të japë vetëm mësim, por dhe t’u gjendet studentëve kur ata ta kërkojnë një gjë të tillë.
Sa keq, që të gjithë ata që u shfaqën sot në atë sallë, por edhe ata që i nxitën e ju qëndrojnë pas, nuk e dinë që janë të përkohshëm në këtë jetë e vetëm jetë nuk jetuan!
P.S. ndjej se duhet te falenderoje studentet qe me derguan kete filmim te cilin ato e kishin praktike te organizimit te tyre”.
https://www.facebook.com/mimoza.manxhari/videos/10158252597657796/
KOHA JONË SONDAZH

