Reagon policia: Si ndodhi atentati mafioz ndaj biznesmenit
Pas vrasjes së 64-vjeçarit Memli Begalla, e cilësuar mafizore, reagon edhe Policia e Shtetit. Në një njoftim të shkurtër mbi atentatin që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, thotë se Begalla është me origjinë nga Tepelena. Në policinë e shtetit thanë se viktima është një biznesmen që shet goma makinash në zonën e Yzberishtit dhe në autostradë.
”Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se është vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Është ngritur nje grup i posaçëm hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqëruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë se saj”,-thotë policia në reagimin e saj.
Ngjarja
64-vjeçari është ndjekur nga disa persona që lëviznin me një automjet tip BMW të zezë me xhama të errët. Viktima e ka kuptuar që po ndiqej dhe ka tentuar të futet në një parkim ku kishte lënë automjetin e tij. Ai është arritur pranë një tuneli nga autorët të cilët kanë qëlluar disa herë mbi të me një armë me silenciator. Të njëjta burime thanë se viktima banonte në atë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Janë shoqëruar në polici disa persona që kanë dijeni mbi krimin.
KOHA JONË SONDAZH

