Reagon PS: Votat e diasporës t’i numërojë KQZ, partitë veç si vëzhgues
Partia Socialiste ka reaguar rreth komenteve në media rreth qëndrimit të PS për numërimin e votave të diasporës. PS bën të ditur se ka mbajtur qëndrimin që ja beson plotësisht procesin e numërimit të votave të diasporës, administratës së KQZ-së.
Po ashtu PS ka kërkuar që partitë politike të mos kenë të drejtë të numërojnë votat në KQZ, por të kenë statusin e rolit të vëzhguesit nga afër për të gjithë procesin e numërimit të këtyre votave që mbërrijnë përmes shërbimit postar.
Reagimi nga ana PS:
Partia Socialiste ka mbajtur qëndrimin se ja beson plotësisht procesin e numërimit të votave të diasporës administratës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
PS ka kërkuar që partitë politike të mos kenë të drejtë të numërojnë votat në KQZ, por të kenë statusin e rolit të vëzhguesit nga afër për të gjithë procesin e numërimit të këtyre votave që mbërrijnë përmes shërbimit postar.