Reagon Rama për ndarjen nga jeta të mjekut Drini Dobi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Drini Dobi. Rama me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook Rama i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të doktorit.
Postimi i Ramës në Facebook:
Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me Armikun e Padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.
Eshtë e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij
Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë