Reagon “Shega Trans”: Helikopteri ynë transportonte një lapidar

Përmes një njoftimi për shtyp, kompania “Shega Trans” ka sqaruar situatën e krijuar me helikopterin e saj i filmuar dhe i etiketuar dje si ai që u rrëzua në Shkodër. Ja reagimi i saj:

“Kompania “Shega Trans” sha, duke u nisur nga disa lajme të publikuara në mediat onlinë lidhur me aksidentin e ndodhur dje ne një helikopter të FA-ve në liqenin e Shkodres ,ndjen detyrimin moral të bëjë këtë komunikim per të sqaruar mediat dhe opinionin publik.

Kompania jonë gjate ditës së djeshme ka kryer 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm, Tropoje.

Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje.

Per kete arsye kemi bere dy flurimime per te transportuar pllakat e mermerit dhe materialet e nevojshme per ndertimin e varrit.

Kompania Shega Trans gjen rastin të shprehe ngushellimet më të sinqerta familjareve, të cilët humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik, Forcave të Armatosura të cilat humbën njerëzit e tyre të shtenjte, si edhe mbarë shoqërisë civile per kete humbje të dy të rinjve të cilët po sterviteshin pikërisht per të shpëtuar jetë njerezish”.

SHKARKO APP