Reagon stafi i Veliaj: Ajola nuk ka pasur klient biznesmenin

Pas akuzave të ardhura sot nga PD për Dzanashvilin, një reagim i menjëhershëm ka ardhur ngastafi i Veliajt. Sipas tyre, AjolaXoxa nuk e ka pasur asnjëherë klient personin në fjalë. Stafi i kandidatit për Bashkinë e Tiranës, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur poshtë akuzat e PD-së se bashkëshortja e Erion Veliajt,Ajola Xoxa, ka punuar për biznesmenin gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili.
"Paniku nga sondazhet nga njëra anë dhe intervista e Dzanashvillit që implikonte drejtpërdrejtë Shkëlzen dhe Sali Berishën nga ana tjetër, nuk janë arsye për të baltosur bashkëshorten e kryebashkiakut të ri të Tiranës,Erion Veliaj. 
Por, mesa duket, dëshpërimi në kampin blu nxit vetëm veprime të dëshpëruara nga ana e PD-së. Prandaj, e vërteta e thjeshtë se Ajola Xoxa nuk ka pasur asnjëherë klient personin në fjalë, nuk e pengon dot PD-në të shfryjë dëshpërim. 
Nga viti 2012 deri në vitin 2014, zonja Xoxa ka qenë avokate e asociuar pranë studios ligjore “Tashko Pustina”. Ajo nuk ka patur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me asnjë klient. Zonja Xoxa është paguar nga studio “Tashko Pustina” si të gjithë juristët e tjerë të asociuar me këtë studio. 
Zonja Xoxa ka ushtruar detyrat e saj profesionale për studion ligjore dhe klientët e studios, ku ka qenë vetëm një juriste me rrogë fikse. PD do të ndëshkohet në 21 qershor në Tiranë edhe për këtë arsye, ndërsa balta mbi familjen e Erion Veliajt do të mbetet njollë mbi humbësit e katandisur në shpifës me pagesë dhe pa shpresë".

SHKARKO APP