Reagon Vilson Ahmeti: S’kam pasur pushtet në kohën e marrëveshjes CEZ­-DIA

Ish-­kryeministri i Shqipërisë në vitet 1991-­1992, Vilson Ahmeti ka reaguar mbi pretendimin e ngritur se ai ka pasur ndikim për marrëveshjen mes CEZ dhe DIA.

Në një letër, Ahmeti shprehet se në kohën për të cilën flitet, nuk ka pasur pushtet.

“U gjenda i surprizuar për lajmin se personi im ka rol në marrëveshjen e arritur midis CEZ dhe DIA. I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këte çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo “marifetexhi”, për të lidhur një kontratë mes tyre. Në kushtet e mia, nuk di se çfarë mund t'u ofroja këtyre shoqërive për të arritur marrëveshjen mes tyre, kur dihet qartësisht se as nuk kam patur pushtet në vitin 2009, tdhe nuk kam as në ditët e sotme. Sipas asaj që kushdo kupton në mënyrë intuitive asnjë person pa pushtet apo pa suport politik nuk mund të ndikojë në marrëveshje midis shoqërive private. Është vetëm forca e shtetit ajo që mundëson një gjë të tillë dhe natyrisht kur ka vullnet nga palët në anën tjetër. Përsa i përket pretendimit të një rryshfeti të paguar nga Hejsek mund të them se nuk e kam takuar ndonjëherë këtë person dhe ashtu si shpjegova më lart, nuk ka arsye të ndodhte një gjë e tillë”,­ sqaron Ahmeti.

SHKARKO APP