Reagon Zef Hila: Ministrin Lleshaj e kanë dezinformuar. Nuk kam qenë tek KZAZ 6

Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës komenton propozimin e ministrit Lleshaj për shkarkimin e tij.

“Unë jam kryetar i bashkisë së Vau Dejës. Nuk kam asnjë informacion zyrtar. Këtë lajm e dëgjova nga kolegët tuaj. Bashkia Vau Dejës në çdo protestë ka qenë shumë paqësore. Unë personalisht dënoj aktet e dhunës, dhe çdo veprim që është i kundraligjshëm” tha Zef Hila ne nje prononcim telefonik ekskluziv per RTV Ora

Zef Hila thotë se nuk ka qenë fare prezent në incidentin e ndodhur dje mbrëmë në KZAZ nr 6

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk kam qenë prezent. Nuk kam asnjë lloj informacioni sepse protesta është organizuar nga shoqëria civile dhe dega PD dhe nuk kam qenë pjesë e organizimit dhe nuk kam qenë as prezent në protestë. Edhe ministri apo kushdo tjetër është disinformuar.” 

Swiss Digital Mobile Reklama

Po a do i lejojë të votojë qytetarët më 30 qershor

“Është e drejtë e qytetarëve., patjetër që do i lejojmë të votojmë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?