Reaksioni kimik tek Ish-trikotazhi në Korçë. Situata problematike, shkojnë ekspertë nga Tirana
Vijon të jetë problematike situata nga reaksioni kimik tek fabrika e Ish-Trikotazhit në lagjen nr 9 në Korçë.
Përgjatë gjithë ditës ne zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë. Sipas të dhënave nga Tirana janë nisur ekspertë të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen dhe reaksionin.
Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë. Do jenë ekspertët ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate për të cilat banorët kërkojnë zhvendosjen sa më parë.