Real Madrid shkarkon Benitez. Në vend të tij vjen Zinedine Zidane

 

Real Madrid ka vendosur shkarkimin e trajnerit Rafael Benitez, pak muaj pasi e prezantoi si njeriun e duhur për skuadrën madrilene. Drejtuesit e klubit e kanë marrë vendimin pas barazimit 2 – 2 në fushën e Valencias, një ditë më parë. Me këtë barazim Real humbi shansin për të kaluar Barcelonën. Vendin e parë në La Liga tashmë e mban Atletico Madrid. Në vend të Zidane, sipas spanjolles sportive Marca do të vijë Zinedine Zidane, trajneri i ekipit të dytë të Real Madrid dhe ish –ndihmës trajner i Carlo Ancelotti. Marca shkruan se vendimi është marrë dhe pritet vetëm zyrtarizimi

SHKARKO APP