Reçel me drogë, zbulohet tjetër tentativë trafiku në Kakavijë
Format e transportimit të lëndëve narkotike janë nga të më ndryshmet, siç është rasti i kapur sot në Kakavijë.
Policia e Kakavijës ka zbuluar një rast të trafikimit të drogës, përmes linjës së autobusit Berat-Athinë. Mësohet se sasia e kanabisit ishte fshehur brenda kovës së mbushur me reçel qershie.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të paradites se sotme në vijën e dyte të kufirit. Droga u zbulua në bagazhet e autobusit, e kamufluar, një pako e mbështjelle me letër natriban. Veprimet e para hetimore po kryhen nga Antidroga e DVP Gjirokastër, ndërsa nuk dihet se kush është poseduesi i saj.
KOHA JONË SONDAZH

