Receta që simbolizon Parlamentin shqiptar, deputeti: Çorbë derri
Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi është komentuar shpesh në media dhe rrjete sociale, për shkak të humorit dhe batutave nëpërmjet të cilave trajton në foltoren e Kuvendit problemet e qytetit që përfaqëson, Lushnjës.
Në rrjete sociale, deputeti ka shpërndarë me ndjekësit dhe gatime të zonës së Lushnjës. Në një lidhje direkte për “Ftesë në 5”, ai tregoi për publikun sesi e përgatit pispilinë, një gjellë tradicionale me lakra të egra dhe miell misri.
I pyetur nga Bieta Sulo se me çfarë pjate do e krahasonte parlamentin, Korreshi tha pa hezitim “me një çorbë derri”.