Reduktim stafi në ujësjellës/AKUK, Skënderi: Jo më para’ për paga e sigurime, duhet 1/1000 lidhje

Paratë që u jepen shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve nga buxheti i shtetit nuk do të mund të përdoren më për pagat dhe sigurimet e punonjësve, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve pret reduktim të numrit të punonjësve si një prej treguesve të performancës, mbi bazën e të cilit shoqëritë mund t’i përfitojnë këto subvencione.

Është thënë që në fillimin e  aksionit që ne nuk do të paguajmë pagat dhe sigurimet e punonjësve, pasi ato janë kompani SHA, që fillimisht duhet të vetëmbahen. Nëse një kompani nuk paguan dot as punonjësit e vet, nuk ka përse të ekzistojë. Ndaj kjo masë e financimit nga buxheti i shtetit është kufizuar vetëm në pagesën e energjisë elektrike dhe për klor. Pra, kemi ngushtuar gamën, gjë që edhe për vitin tjetër do të ngushtohet edhe më tepër, sidomos për energjinë elektrike sepse energjia elektrike është e pajustifikueshme të mos arrijë të paguhet nga vetë kompania. Janë 3 apo 4 që e kanë të pamundur të funksionojnë pa subvencion, por edhe për ato do të mendojmë zgjidhje të tjera”.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Ujit, perormanca e eficencës së stafit ka ardhur në rënie për vitin 2017, ndërsa mesatarisht kompanitë numërojnë 5.5 veta staf për 1000 lidhje. Por, sipas Skënderit, ky tregues duhet reduktuar në 1 staf/ 1000 lidhje, çka praktikisht do të thotë se rreth 4 në 5 punonjës do të duhet të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tek indikatorët ne themi që të ulen humbjet, të shtohen kontratat, të ulet prodhimi etj. dhe kemi një indikator që është 1 staf /1000 lidhje. Ulja e kësaj  i jep pikë ujësjellësve, domethënë ne i shtyjmë me mënyra të ndryshme që ata ta arrijnë këtë. Organikat e fryra kanë ardhur për 2 arsye sepse ne kemi  vitin e parë që mund të krahasojmë, pasi në 2017-ën u ndryshua i gjithë juridiksioni në bazë të reformës administrative-terriotoriale të vitit 2015. U riorganizuan të gjitha ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizime dhe është futur edhe zona rurale dhe i bie që në momentin e parë ne prisnim një rritje të problematikës, edhe të stafit, edhe të rritjes së humbjeve, etj. Ndërsa tani që kemi nisur me menaxhimin dhe kërkesën e treguesve të performancës ne presim ulje të stafit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderi shpjegon dhe metodologjinë e re të subvencionit të ujësjellës-kanalizimeve.

“Udhëzimi ka të bëjë me metodologjinë e subvencionimit për ndërmarrjet, ku deri një vit më parë 80% e fondit shkonte për mbulim kostove dhe 20% mbështetje për performancë. Me udhëzimin e ri kemi bërë një rishpërndarje, duke i dhënë më shumë rëndësi performancës, duke kaluar 60% të fondit dhe 40% ka mbetur për kostot”.

Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, në vitet në vazhdim, masa e mbulimit për kostot do të vijë duke u zeruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?