Reduktimi i pagave për administratën, Teliti: Beqaj e propozoi në emër të qeverisë, e gabuar

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hedhur idenë e krijimit të një instrumenti financiar me 4% të pagave duke filluar nga 1 janari 2021 deri në 2025, përmes të cilës do të krijohej një rezervë financiare që do të na mbronte deri në 3 muaj nga çdo e papritur.

Drejtori i kabinetit në PD dhe ekonomisti Dorian Teliti, për Ora News thotë se çështja e fondit të garancisë duhet të diskutohet në një moment të dytë por shqetësuese sipas tij është fakti që Beqaj në emër të qeverisë hodhi në treg idenë për të reduktuar pagat e administratës publike dhe punonjësve të gjithë sektorit shtetëror.

Teliti: Deklarata e Beqaj ishte një deklaratë në emër të qeverisë, propozim i ish-ministrit të koncesioneve në shëndetësi për reduktimin e pagës së punonjësve të strukturave shtetërore, 174 mijë punonjësve që punojnë sot në shtet. Është për tu diskutuar në një moment të dytë propozimi i tij sa i përket fondit të garancisë. Por vetë ish-ministri dhe deputeti i PS hodhi në treg në emër të qeverisë shqiptare idenë për të reduktuar pagat e administratës publike dhe punonjësve të gjithë sektorit shtetëror.

I pyetur nëse mund të bëhet me ligj reduktimi i pagave, Teliti thotë se qeveria ka në dorë edhe gurin, edhe arrën.

Teliti: Patjetër, qeveria ka në dorë dhe gurin dhe arrën dhe mund të marrë çdo lloj vendimi. Pyetja që duhet shtruar është: A është kjo vendimmarrja e duhur? Absolutisht jo. Të reduktosh pagën e 174 mijë punonjësve ku 90% e tyre janë specialistë, teknikë që kanë pagë mesatare prej 400-500 mijë lekë të vjetra në muaj do të thotë që nga 1 maji deri në 31 dhjetor tu heqësh 80% të rrogës së një muaji. Beqaj propozon që rrogën e muajit maj shqiptarët të marrin vetëm 20% të saj, vetëm që e shtrin me 10% për çdo muaj deri në fund të vitit me qëllim që të kursehen 70 mln euro.

SHKARKO APP