Reeker paska takuar edhe kandidaten për kryetare të PD-së
Ndihmës sekretari Amerikan për çështjet europiane dhe euroaziatike, Philip T. Reeker, në vizitën një ditore në Tiranë, u prit nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha nga disa ministra të qeverisë, nga Princ Leka, si edhe paska zhvilluar një takim edhe me kandidaten për kryetare të PD-së, Edith Harxhin.
Vetë Harxhi shkruan në një postim në facebook, se ”Me Ambasadorin Reeker si një nga njohësit më të mirë të Ballkanit që prej Rambujesë dhe deri më sot, biseduam për përkushtimin e SHBA-ve në Shqipëri për shtet të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, nevojën për demokraci funksionale dhe investimet amerikane në vend”.
Postimi i plotë
Dje pata një takim shumë të mirë me mikun tim Asistent Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Ambasadorin Philip Reeker, me të cilin diskutuam zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë. Me Ambasadorin Reeker si një nga njohësit më të mirë të Ballkanit që prej Rambujesë dhe deri më sot, biseduam për përkushtimin e SHBA-ve në Shqipëri për shtet të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, nevojën për demokraci funksionale dhe investimet amerikane në vënd.