Refleksion pas një dite fushate

Nga Nora Malaj, kandidate për deputete e LSI-së

Sot është 21 Mars, dita e Ekuinoksit Pranveror, siç e quajmë në Astronomi. Më 21 Mars, Dita barazohet me Natën për nga gjatësia orare e tyre, nga 12 orë secila dhe në çdo të nesërme që vjen, Dita rritet dhe Nata zvogëlohet, deri më 22 Qershor, kur ato barazohen sërish. 21 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, Dita e Poetëve, e Njerëzve të Lumtur për një çast të vetëm dhe që, përgjithësisht, Vuajnë tërë Jetën dhimbjen e tyre dhe të gjithë njerëzve. E teksa dita barazohet me natën, shpresa që e mira do të triumfoj mbi të keqen , është dhe besimi dhe energjia që zotëron te strukturat e njesisë 10 , në qytetin e Tiranës se votimi masivë i numrit 6 LSI , do të sjellë ndryshimin.

As dita me shi nuk pengon shtabin që të koordinojë detyrat dhe të vazhdojë takimet derë me derë e shtepi me shtëpi , per të zgjuar energjinë pozitive , shpresën dhe motivin te çdo patriot i ketij vendi , qe Shqipëria behet , se e duan e do ta mbrojnë shqiptarët. Teksa diskutojmë gjatë koordinimir , biseda behet plot. pathos dhe secili prej nesh ndjen se ndryshimin është berë i domosdoshëm , si ajri që thithim, si buka që hamë dhe si pasiguria që Covidi na ka krijuar për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Energjia është ajo që duam të përçojmë dhe kjo ndjehet edhe kur takojme , në pasdite , te rinjte e Fushë-Krujes me zysh Anilen, Turin e Durimin. Ata kanë nevojë të ndjehen të përfaqësuar, të motivuar dhe të realizuar . E teksa flasim e bashkebisedojme , ata të dëgjjojnë me vemendje e me pas të pyesin për gjithçka . Janë te etur per dije dhe duan te ndjehen të vlerësuar dhe te motivuar .

Swiss Digital Mobile Reklama

Per t’ua berë me te ngrohte takimin , duke u treguar se politika nuk është vetëm arti i fjalës , por edhe kodi i moralit dhe i vlerës , për t’ua takimin sa më njerëzor , ndaj me ta disa vargje te te madhit Fatos Arapi :

Si s’të desha pak më shumë
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes:Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

E teksa përfundoj së recituaru këto vargje që janë himn i dashurisë e mbyll ditën dhe takimet me të rinjtë për sot me thënien : “Dashuria e mirësia triumfon mbi demonët dhe te keqen që na ka përpirë. Sot është nje ditë e bukur , se dita barazoj natën, neser fillon rrugëtimi i triumfimit të së mirës mbi të keqes , të energjisë pozitive mbi atë negative , te dashurisë njerëzore dhe respektit njerëzor! ( Sjellje qe sot janë te harruara nga ata që kanë marrë peng e drejtojë vendin 😡)

Sot fillon marrshimi drejt fuqisë së mirësisë dhe vullnetit të shqiptarëve qe e duan Shqipërinë , te jetë vendi i njerëzve qe rrezatojne mirësi e dashuri. Sot ishte nje fushatë ndryshe. Ishte terapi ne grup per te motivuar skuadrën fituese të NR 6 LSI me ekipin e saj fituese e garues. Ps. Per te gjithe ata që lehin e mundohen te na intimidojnë, fyejnë e ofendojnë do ju them vetëm që : Fali Zot se s’dinë çka bajnë! Po paguajnë pagesën e frikës e të makthit, se kanë marrë vendin peng!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?