Reforma administrative, Çuçi: Demokratët nuk kanë shans ta rrëzojnë

Edhe pse e ka kundërshtuar vazhdimisht dhe madje e quan reformë për interesa politike, ministri i shtetit për çështjet vendore Bledar Çuçi jep 2 arsye që sipas tij Partia Demokratike nuk do ta rrëzojë reformën administrativo – territoriale nesër me ardhjen në pushtet. Gjatë një leksioni të hapur me studentët që po ndjekin studimet Master në Universitetin e Shkodrës, ai ju përgjigj pyetjes  mbi shancet që kanë demokratët për ta rrëzuar këtë reformë.

"Duhet një konsensus i gjerë politike, pra duhet një shumicë kushtetuese për të miratuar hartën e re, por duhet edhe njëkonsensus i të gjithë aktorëve, duke filluar që nga faktori ndërkombëtar dhe deri tek gjykata kushtetuese", tha ai.

Çuçi u ndal edhe tek ndryshimet që po bëhen dhe hapat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, me qëllim modernizimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal. Mes tyre ai shtoi se kjo reformë nuk largon shërbimet nga qytetarët por përkundër, ofron modelin “one stop shop”.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Janë mbi 60% e njësive të qeverisjes vendore që harxhojnë mbi 80% të buxhetit që kanë për shpenzime administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk munguan as pyetjet e studentëve lidhur me zbatimin në detaje të kësaj reforme e cila i jep vendin 61 bashki të reja dhe testimi i parë i saj është 21 qershori", shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?