Reforma, Bylykbashi: Opozita gati për të ecur me shpejtësi në drafte. Dekriminalizimi? Nuk është momenti

Anëtari nga PD në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka thënë se opozita është e angazhuar për ecur me shpejtësi në drafte ndërsa ka lënë të nënkuptohet se masat shtesë tek ligji i dekriminalizimit nuk do të jetë pjesë e kësaj axhende, pasi e ka quajtur cështje specifike.

”Miratuam axhendën dhe afatet përgjatë këtij procesi ku do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.

Opozita është e angazhuar për të ecur me shpejtësi në drafte duke pasur parasysh edhe punën që është bërë në Komision, kur opozita ishte palë e tij.

Ajo që ka rëndësi është që dokumenti i sotëm, metodologjia e tij përfshin gjitha cështjet politike, të shit- blerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, problemet e rënda zgjedhore, cështja e sistemit dhe të gjitha masat që kanë emërues të përbashkët elementin e vullnetit politik për të ndarë politikën nga shteti. Një angazhim dhe standart i OSBE pa të cilën ccdo ndryshim pëson fatin e ndryshimeve të që janë bërë deri më sot.

Kriminalizimi?

Cështjet e substancës do të diskutohen nga ekspertët por nuk është momenti për cështjet specifike.”- thotë Bylykbashi.

SHKARKO APP