Reforma e mbylljes së basteve, flet eksperti i ekonomisë: Ja pse ka dështuar!
Për ekspertin e ekonomisë Pano Soko, reforma e mbylljes së basteve me aq bujë nga qeveria ka dështuar, kjo pasi nga terreni luajtja e basteve është zhvendosur online dhe kontrollin online qeveria nuk e menaxhon dot.
Në një interevsitë për Fax News, Soko u shpreh se në të gjithë jemi dëshmitar se si ky fenomen nuk ka ndaluar.
Sipas Sokos, gjithë aktiviteti i basteve duhet të rishihet dhe të ndërtohen pikat fizike pasi janë më të kontrollueshme nga shteti.
“Jemi dëshmitarë që bastet në vetvete nuk u ndaluan si fenomen. Të gjithë shqiptarët që duan, luajnë baste.Sot paratë nuk qarkullojnë ndërmjet shqiptarësh, por ndërmjet kompanive të basteve në botë. E kanë sjellë bastin nga pika e bastit, tek dhoma e gjumit. Mbyllja e pikave fizike do të sillte mbylljen e pikave të basteve, një gjë e cila nuk ndodhi.Shteti shqiptar nuk është i aftë që të menaxhojë bastet online. Shteti shqiptar e ka të pamundur që të menaxhojë të ardhurat e veta, dhe jo më një teknologji që ka pushtuar botën.
Nga një proces që rregullohej me ligj dhe institucione, tashmë ja kemi lënë në dorë vetgjyqsisë dhe kjo është një nga pasojat që po ndodh. Kemi marrë çdo efekt negativ që prodhonte mbyllja e basteve dhe asnjë efekt pozitiv. Mund të themi se iniciativa dështoi. Besoj se është kohë që qeveria ta rishikojë si koncept të gjithën. Futja brenda kontekstit të një menaxhimi institucional social për të ushtruar këtë aktivitet.
Ne mund të kontrollojmë pikat fizike, ndërtojmë pikat fizike, por edhe e kontrollojmë nga administrimi i punonjësve. Do të akomodonim një pjesë të mirë dhe më delikate të të papunëve. Pjesën e hapësirës online nuk e menaxhon dot, dhe duhet që ta zhvendosen në terren që të menaxhohen më lirë.”- u shpreh Soko.