Reforma e ujit, nga 1 shkurti kontroll derë më derë

1 shkurti është data që do nisë aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do penalizohet sikundër e parashikon ligji”, kështu tha zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati gjatë një takimi me Prefektët e12 Qarqeve të vendit.

Në kuadër reformës së ujit, Bonati i njohu ata nga afër me ecurinë e deritanishme të ndërhyrjes në terren nga ndërmarrjet e ujësjellësve në kuadër të fazës së parë të operacionit që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Më tej, zëvendësministri kërkoi që Prefektët të marrin një rol aktiv në ndjekjen nga afër të punës që bëjnë Bashkitë dhe ujësjellësat në zonat respektive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?