Reforma e ujit, UKT Tiranë 2500 kontrata të reja çdo muaj me konsumatorët

Ndërsa në 1 mars nis penalizimi për të gjithë ata që nuk kanë kontrata të rregullta me UKT si dhe pagesa të prapambetura, afati po shfrytëzohet maksimalisht nga konsumatorët familjarë për të kryer detyrimet. Sipas UKT, në Tiranë nënshkruhen cdo muaj 2500 kontrata të reja me konsumatorët, ndërsa familjarët janë debitorët më të mëdhenj në ujësjellës.

Reforma e ujit e paralajmëruar nga qeveria por edhe bashkitë, ka bërë që vetëm në Ndërmarjen e Ujësjellësit në Tiranë të nënshkruhen çdo muaj më shumë se 2500 kontrata të reja me konsumatorët.

Sipas ekspertëve të UKT-së, ky numër vjen në rritje çka reflektohet në kërkesat që vijnë nga konsumatorët çdo ditë në sportelet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

UKTNë fakt ka një trend në rritje dhe shtyrja e afatit të formalizimit të konsumatotrëve familjar, erdhi pikërisht nga sensibilizimi i qytetarëve dhe radhëve të gjata që kishim ne në pikat e UKT-së. Jemi duke punuar fort në lidhje me kontratat e reja, kemi shumë aplikime të kontratave të reja, ku çdo muaj kemi 2500 kontrata të reja, numër që është relativisht i lartë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Paralelisht me nënshkrimin e kontratave, UKT vijon aksionin e takimeve dhe verifikimeve derë më derë, aksion që do zgjasë deri në fundvit.

UKTDeri më sot kemi 240 verifikime ditore, por në progresiv janë 1400, kemi 25 shoqërime, aksioni do të vijojë dhe tek familjarët në fillim të marsit. Si UKT, ne kemi filluar aksionin që në muajin qershor të viti të shkuar.

Sa i përket debitorëve, sipas UKT-së numrin më i lartë konstatohet tek konsumatorët familjarë, por edhe nurmi i bizneseve mbetet i konsiderueshëm.

UKTDebia sigurisht që është më e madhe tek familjarët, pasi numri i familjarëve me ato të privatëve është shumëfish më i lartë.

Prej ditësh, aksioni i ndërmarë vijon në drejtim të kontrollit në të gjitha bizneset e qytetit për lidhje të paligjshme të ujit.

Në terren janë më shumë se 20 grupe pune në mënyrë që çdo biznes që ka një lidhje uji, ta ketë atë me kontratë.

Konsumatorët familjarë kanë kohë deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?