Reforma, Kaso zbulon propozimin e PD: Kemi kërkuar komisioner të pavarur në zgjedhje
Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore, Ivi Kaso ka zbuluar në studion e ABC News propozimin e PD për Reformën Zgjedhore.
Ai tha se PD ka kërkuar një komisioner të pavarur (jopartiak) në zgjedhje i cili do të vëzhgojë procesin zgjedhor.
Kaso tha se kjo ka për qëllim ruajtjen e garancisë së procesit zgjedhor, ndërsa shtoi se është parashikoi një rol më aktiv i agjencive ligjzbatuese.
“Kemi propozuar një komisioner të pavarur që do të mbajë përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor i cili do drejtojë komisionerë partiakë që do vëzhgojnë çdo etapë të procesit zgjedhor.
Parashikimi ynë është konsesual që adreson shqetësimin e ODHIR-it për fillimin me hapa të ngadalta. Qëllimi ynë ka qenë ruajtja e garancive të procesit.
Kemi parashikuar një rol më aktiv të agjencive ligjzbatuese. Deri më sot kanë pasur aktivitet të plotë. Reforma në Drejtësi nuk përfshinte korrupsionin zgjedhor që është pranuar në parim nga pala tjetër pas propozimit tonë.
Kemi propozuar afate të qarta për raportimin e këtyre organeve”, tha Kaso.
Rasti Ardian Dvorani
“Në këndvështrimin tim personal Presidenti e lexon drejt, Kushtetuta është e qartë për radhën e gjyqtarëve kushtetues”. Është kjo përgjigjia që dha në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit sekretari për Çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso, i pyetur nëse kreu i KED ka konsumuar akuzat që i bën Presidenti. Sipas tij me hierakinë normale, fillon me Kushtetutën dhe normat, dhe Kushteuta është shumë e qartë lidhur me radhën e emërimeve.
I pyetur për përplasjen më të fundit Presidencë-KED-Qeveri-Parlament, Kaso shprehet se kjo është një situatë paradoksale që nuk e dëshiron askush, pasi shqiptarët kanë pritshmëri të mëdha nga reforma në drejtësi.
“Është një situatë paradoksale e cila nuk ishte aspak e dëshirueshme jo vetëm nga operatorët e sistemit të drejtësisë, por nga të gjithë shtetasit shqiptarë që në adoptimin reformës në drejtësi kanë pritshmëri të mëdha dhe rikthimin në eficencë që u mungonte dhe besimi në publik që cilido institucion të funksinojë, vetë natyra e komplikuar e sistemit parashikoheshin dhe ngërçe e situata përplasjesh.
E vetmja gjë që prisja që të vinte kjo përplasje është që t’u jepet rrugë ligjore në institucionet përkatëse që në këtë rast do jetë prokuroria e krimeve të rënda”.