Reforma në arsimin e lartë, Basha: Goditje fatale, nxit klientelizmin

 Një ditë para diskutimit në Parlamen të reformës në arsimin e lartë, Partia Demokratike ka mbledhur në një tryezë grupet e interesit për të diskutuar mbi këtë reformë.

Në fjalën e hapjes së këtij takimi kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka cilësuar si goditje fatale për arsimin implementimin e kësaj reforme.

Sipas tij, pavarsish asaj që thuhet nga opozita se ka shumë të mira, implementimi i reformës rrezikon të unifikojë klientelizmin edhe në universitetet publike që sipas kësaj skeme unifikohen me ato private.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Goditje fatale për arsimin dhe qindra mijëra të rinj. Reformë që premton minimizimin deri në shuarje të fiktivitetit, të cilësisë së ulët të mësimdhënies, të klientelizmit, por nga ana tjetër me skemën që propozon, rrezikon ta uniformizojë këtë klientelizëm edhe në universitetet publikë që sipas kësaj skeme barazohen me universitetet private",- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?