Reforma në Drejtësi, Berisha: Rama, vullnet për t’u bërë kryeprokuror dhe kryegjykatës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot mbi propozimet e qeverisë mbi  reformën në drejtësi. – “Ja reforma me "thike ne palcë" dhe përtej ligjeve dhe Kushtetutës e Edi Ramës!,” – reagon Berisha, i cili më tej shpjegon se kryeministri Rama kërkon të jetë vetë në krye të gjithë pushtetit gjyqësor.  

“Tre dite më parë denoncova publikisht reformën me “thikë në palcë” të drejtësisë së Edi Ramës apo reformën, sipas tij, përtej ligjeve të shkruara, si reformë të vullnetit të tij për t'u bërë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë.”

“Sot lexova paketën e ndryshimeve kushtetuese Xhafa-Dvorani (Xhafa bis).

Neni 19 i paketës stipulon: Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj të miratuar nga Kuvendi, për rishikimin e Kushtetutës"

“Pra Xhafa Dvorani-Omari shkruajnë se reforma është reforme jo vetëm përtej ligjeve por dhe përtej Kushtetutës e cila thotë:

-1. Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.

-2. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.”

“Pra Gjykata Kushtetuese bën interpretimin e Kushtetutës, përveç pjesës që shkruajnë Xhafa -Dvorani sipas tekstit të Ramës. Një mik i imi më tha sot në zyrë se sipas kësaj logjike nesër Rames mund t’i teket të anulojë kartën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe për këtë të votoje në  parlament një ligj si ky, përtej Kushtetutës që nuk lejon Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e tij. Kësaj i thonë reformë me “thikë në palcë” apo drejtësia kurban tek këmbet e Edi Ramës.”

Nuk u ndala këtu në nenet e luftës së klasave, pra të ndërprerjes së mandateve brenda tre muajve të të gjithë të mandatuarve që nuk janë propozuar nga “old mayer”, sepse ato i vetkupton çdo njeri!”

Ishte i tillë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, në profilin e tij zyrtare Facebook, mbi propozimet e PS-së mbi Reformën në Drejtësi.

SHKARKO APP