Reforma në Drejtësi, deputetja e PS: Të çrrënjoset kultura e pandëshkueshmërisë

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati në një intervistë për Ora News ka folur më shumë në lidhje me rrugën e Reformës në Drejtësi dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ferhati ka thënë se është shumë e rëndësishme që reforma në drejtësi të vazhdojë punën me të njëjtin ritëm, si nevojë për të shkëputur sistemin e drejtësisë nga kultura e pandërshkueshëmrisë.

Ferhati: Sa i takon reformës në drejtësi ka vetëm një rrugë që është të vazhdojë me të njëjtin ritëm apo edhe më shpejt zbatimi i paketës së ligjeve të reformës në drejtësi, plotësimi i institucioneve me vakancat që kanë, përfundimi me sukses i procesit të vettingut, krijimi i trupës profesionale dhe me integritet të lartë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit tonë, bërja s më shpejt që të jetë e mundur funksionale të Byrosë së Hetimit. Dhënia e mundësisë të këtij organizmi, Byrosë së Hetimit, e cila tashmë është në një proces shumë të përparuar sepse ka zgjedhur stafin, shumë shpejt fillon edhe puna në terren, i ka mundësitë për të bërë hetimet proaktive sipas objektit të punës. Së bashku me SPAK-un të vijojnë punën, në mënyrë që të kenë rezultate më shumë se sa kanë pasur deri tani.

Kemi parë frytet e para, por në plotësimin e të gjithë elementëve që mungojnë në drejtësi, sepse e thënë kështu duket sikur është vetëm çështje procesi e fokusuar në shkrimin e disa akteve dhe në zbatimin e tyre, por jo nuk ka qenë kaq e thjeshtë.

Reforma në Drejtësi ka qenë një analizë e thellë e problematikave të sistemit të drejtësisë, ku kryesore kanë qenë korrupsioni dhe lidhja e vetë sistemi gjyqësor me ndikimin e paligjshëm politik. Ku zyrtarë në paligjshmëri me lidhjet që kishin në gjyqësor, mbroheshin dhe vazhdojnë të mbrohen, si dhe shkëputja njëherë e mirë e këtyre lidhjeve, por edhe lidhjeve të krimit të organizuar me pushtetin gjyqësor. E bërë kjo analizë dhe e përkthyer më pas në ndryshime kushtetuese, e bërë më pas në 36 ligje dhe në shumë akte ligjore për të çrrënjosur kulturën e pandërshkueshmërisë në sistemin e drejtësisë, me krijimin e një arkitekture të re ku sistemi gjyqësor ka qeverinë e vet.

SHKARKO APP