Reforma në drejtësi, Komisioni i Venecias: Do japim asistencën tonë

Ministri Naço zhvilloi sot një takim me James Hamilton, Ekspert i Komisionit të Venecias, takim ky i realizuar në kuadër të diskutimit mbi procesin reformues të sistemit të drejtësisë dhe diskutimit mbi dokumentin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Sistemin e Drejtësisë “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri – 2015”.

Hamilton shoqërohej në këtë takim nga Artemiza­Tatiana Chisca, Kreu i Divizionit për Institucione Demokratike dhe të Drejtat Themelore, pranë Komisionit të Venecias.

Ministri Naço u bëri me dije ekspertëve të Komisionit të Venecias, një prezantim të shkurtër të ecurisë së deritanishme të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë në tërësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Naço e informoi gjithashtu Hamilton mbi përfshirjen dhe kontributin e Ministrisë së Drejtësisë, përmes ekspertëve të saj, pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe komentet e dokumentet e dërguara pranë tij, në fazën e parë të procesit. Hamilton, vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar si dhe dokumentin “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri–2015”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu shprehu gadishmërinë e Komisionit të Venecias për të dhënë asistencën e tyre për procesin i cili tashmë ka rëndësi shumë të madhe dhe që do të vijojë me hartimin, miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme. Gjithashtu theksoi se hartimi i ligjeve është i thjeshtë ndërsa reforma e vërtetë është implementimi me suskes i tyre, pikë kjo ku do të duhet të përqendrohet faza e dytë e reformës. Për këtë qëllim, kërkohet jo vetëm, pjesëmarrja e ekspertëve, por edhe përfshirja e vetë institucioneve që do të jenë pjesë e reformës.

Ministri Naço theksoi edhe njëherë se reforma në sistemin e së drejtës duhet të jetë e thellë dhe kjo mund të kërkojë ndryshime edhe të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, për të vijuar më pas me ndryshimet e tjera. Ndaj asistenca e Komisionit te Venecias përbën një garanci për suskesin e kësajreforme. Ministri Naço, shprehu edhe një herë gadishmërinë e qeverisë, për reformimin e institucioneve të drejtësisë si Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe jo vetëm.

“Qëndrimi i qeverisë shqiptare se opinionet e Komisionit Venecias mbi realizimin e kësaj reforme me rëndësi kombëtare janë më shumë se të nevojshme, është i pandryshueshëm”, theksoi Naço. .

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?