Reforma në Drejtësi, Noka: Vettingu po bëhet nga juristë fabrikash këpucësh dhe peshku
I ftuar në “360 gradë”, në Ora News, ish-deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se, Vettingun po e bejnë juristë fabrikash këpucësh dhe peshku.
“E ka mbushur vettingun me juristë fabikash këpucës dhe fabrikash peshku”, akuzoi Noka.
Sa i përket shkarkimit që Komisioni i Posaçëm i Apelimit i bëri sot anëtarit të betuar të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ish deputeti demokrat deklaroi se, gjyqtari është një person serioz, i cili po kryqëzohet padrejtësisht.
“Për mua ka rëndësi të kryqëzohet dhe të eleminohet politikisht një person që ka qenë në drejtësi prej kaq vitesh dhe është konsideruar dinjitoz dhe kalon vettingun. Se është Flamuri, se është Denisi apo Fatosi e Arlindi nuk ka asnjë lidhje se është Flamuri më i keq se Denisi s’ka lidhje kjo. Thelbi është që ti me 100 e ca milion të padeklaruara, zotri kalon vettingun dhe bëhesh babai i drejtësisë dhe ky zotëria tjetër me 40 milek të padeklaruara kryqëzohet”, tha Flamur Noka.