Reforma në Drejtësi, PD prezanton platformën, ja 300 rekomandimet

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme platformën e saj për reformën në drejtësi. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj tha se selia blu ka punuar gjatë gjithë verërs për këtë platformë që siç tha ai ka marrë parasysh rekomandimet dhe standartet më të mira të ndërkombëtarëve. Alibeaj theksoi se në të janë parashikuar rreth 300 rekomandime që synojnë të përmirësojnë sistemin e drejtësisë duke e bërë në të njëjtën kohë më të pavarur dhe më të përgjegjshëm. 

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të jetë sektoriale, ku ndryshimet kushtetuese nuk duhet të zhbalancojnë sistemin. Kjo sipas tij nënkupton që reforma në drejtësi nuk duhet të tejkalojë Kushtetutën e vendit, por të jetë në përputhje me të. Për Alibeajn, kur themi reformë në drejtësi nënkupton të reformohet sistemi dhe jo njerëzit. 

SHKARKO APP