Reforma në inspektime – Hajdari: Synon mbrojtjen e biznesit duke goditur atë të pandershëm

Inspektoriatet  tashmë do të kryejnë inspektime duke u bazuar në një rregullore të re, me procedura të rregullta ligjore, programim dhe në mënyrë on line duke u bazuar në një analizë risku dhe transparencë.

Gjatë një takimi në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hjdari u shpreh se kjo reformë në inspektim,  synon mbrojtjen e biznesit të rregullt duke nxjerrë nga tregu atë  të pandershëm.

Sipas inspektorit të përgjithshëm po synohet ngushtimi i kohës nga inspektimi dhe deri te finalizimi i akteve administrative

Swiss Digital Desktop Reklama

Hajdari u ndal edhe në mbrojtjen e juristëve të çdo inspektorati, për të cilin u shpreh se ka nxjerr tashmë një urdhër i cili pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?