Reforma territoriale, Çuçi: Shpëtuam nga falimentimi njësitë vendore

Reforma Territoriale dhe Administrative, ishte e vetmja mënyrë për të shpëtuar 373 njësi vendore nga falimentimi. Kështu është shprehur ministri për Çështjet Vendore, Bled Çuçi, gjatë koferencës për konsolidimin dhe decentralizimin të Reformës Territoriale.

"Para 1 viti kishim 373 njësi vendore, një realitet i cili na tregonte me kokëfortësi që në këtë model nuk mund të vazhdohej më. Ishim në prag të falimentimit të qeverisjes vendore dhe sot kemi një hartë te re administrative – territoriale. Jemi në prag të një fushatë zgjedhore me një realitet të ri dhe me një ndarje të re administrative. Këtë radhë do të garojnë 61 ambasadorë", tha ai.

Kristof Graf, ambasdori i Zvicrës, i cili ka qenë edhe mbështetësi kryesor i Reformës Territoriale-Administrative në vend, ka theksuar se me ndrjen e re teritoriale,  ka tre avantazhe më shumë krahasuar më ndrarjen e vjetër të njësive vendore.

“Shqipëria ka bërë një hap të madh më implementimin e Reformës Territoriale, por nga ana tjetër kjo reforme sjell sfida dhe perngesa që duhet ti kalojmë së bashku. Kjo reformë ka minimalisht 3 avantazhe,  e para është shërbime më efikas për komunitetn, e dyta sjell efiçencë administrative dhe e treta fuqizon qeverisjen lokale, duke e përkthyer më shumë investime për banorët e zonave të varfëra”.

Qëllimi i konferencës ishte evidentimi i zonave funksionale, duke marrë si model “One Stop Shop” , te prezatuar në  Shkodrës e Lezhës  dhe më, pas implementimi edhe në bashkitë e tjera të vendit", tha ai.

SHKARKO APP