“Reforma ul pagesat për invalidët”/Preken 140 mijë vetë, Hysa: Institucionet s’po na dëgjojnë

Rreth 140 mijë persona nga kategoria e aftësisë së kufizuar do të preken nga reforma e ndërmarrë nga qeveria, duke ulur ndjeshëm pagesat për këtë kategori. Ndërkohë që, pavarësisht kundërshtimeve nga grupet e interesit, shoqtata denoncojnë faktin se rekomandimet  e tyre nuk po dëgjohen.

Ndërkaq, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë organizoi një konsultë me të gjithë grupet e aftësisë së kufizuar, ndërkohë që pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues të Kuvendit, qeverisë dhe opozitës.

Megjithatë, deklaratat  e përfaqësuesve të kuvendit dhe opozitës, nuk i shpëtuan retorikës së fushatës elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, kreu i shoqatës solli në vëmendje se shpesh herë propozimet  e bëra gjatë fushatave elektorale nuk janë mbajtur, ndërkohë që vështirësitë që hasin kategoritë e personave me aftësi të kufizuar janë të shumta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër,  në drejtim të reformës aktuale, ai shtoi se janë të vendosur të mbrojnë të drejtat e tyre, duke mos lejuar të preken nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Aftësinë e Kufizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?