Reforma Zgjdhore nuk mund të miratohet brenda dhjetorit
Kuvendi nuk do të mundet që të miratojë brenda këtij viti reformën zgjedhore, edhe pse vetë kryeministri Edi Rama kishte lajmëruar se ndryshimet ligjore që lidheshin me rekomandimet e OSBE-ODIHR do të votoheshin në dhjetor.
Por pavarësisht kësaj ekspertët kanë hartuar draftin e tretë për reformën. Ajo që bie në sy është se ekspertët heqin Kolegjin Zgjedhor nga kodi dhe i drejtojnë ankimet në gjykatën administrative të apelit.
Një tjetër risi që është parashikuar tek faza e ankimeve, është zgjidhja e problemit me të cilin Partia Demokratike u përball në zgjedhjet e qershorit ku nuk kishte të drejtë të bënte ankim pasi nuk ishte regjistruar në zgjedhje.
Ndryshimet në Kod e lejojnë këtë gjë, edhe për parti që nuk janë të regjistruara në zgjedhje.
KOHA JONË SONDAZH

