Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Zgjidh krizën politike, ja oferta e PD

Për Enkelejd Alibeajn, zgjidhja e krizës politika kalon nga reforma zgjedhore. Ish-deputeti i PD, thotë se oferta e opozitës është efektive dhe e testuar edhe në të shkuarën, e thjeshtë për këdo.

“Ka dy gjëra që një reformë mund të ecë përpara. Një është lënda se për çfarë duhet të punojmë. E dyta, si duhet të punojmë. Të dyja janë të zgjidhura. Ne po punojmë për një reformë elektorale, e cila një dokument, atë të Bundestagut. Në anën tjetër, ne kemi bërë ofertën tonë dhe ajo është e sinqertë, është efektive dhe e testuar edhe në të shkuarën, e thjeshtë për këdo. Reforma elektorale është diskutimi për pasurinë më të madhe që ka çdo qytetar, që është vota. Metodologji ka lëndë për të cilën duhet të diskutojmë ka, e përveç kësaj ka edhe një gjë tjetër: Kushti i madh i vendosur në dokumentin e Bundestagut. Kjo nuk është thjesht dhe vetëm për faktin që ne si shqiptarë do të duhet të bëjmë një reformë elektorale por duhet të bëjmë një reformë elektorale e cila duhet të zgjidhë krizën politike. Kjo do të thotë se vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhim krizën; që do të thotë se hapet një spirale tjetër për anëtarësimin në BE”,-tha në ”A2Cnn”.

Alibeaj tha se synimi i vetëm i opozitës së bashkuar është që vota e shqiptarëve të mos vidhet. ”Ne jemi për një reformë reale edhe pse nuk jemi në tryezën e kësaj reforme. E para ne kemi platformën tonë, ku nuk kemi asnjë lloj skrupulli. Ne kemi ofruar si zgjidhje dhe është moderimi i ndërkombëtarëve. Duke qenë se ndërkombëtarët nuk janë vetëm faktorë të jashtëm, por janë pjesë e politikës shqiptare, dokumenti. Për ne është e rëndësishme që të kuptohet nga publiku shqiptar se ne nuk e bëjmë për vete reformën, por për qytetarët. Ne kemi synim si e si që vota e shqiptarëve të jetë e ndershme, e pashitshme dhe e pablerë. Nëse pala tjetër i pranon këtë propozime, atëherë zgjidhet çështja”. Në fund, Alibeaj ripërsëriti se tashmë anë dhënë prova se me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira.

SHKARKO APP