Reforma Zgjedhore/Balla: Çështjet komunale të mos afektojnë tek opozita
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka ngecur punimet edhe për reformën zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i tërhoqi vëmendjen opozitës që të mos kushtëzojë një çështje të rëndësishme si reforma zgjedhore me çështje lokale.
“Kam shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita për fajin dhe turpin e vet kushtëzon ndërtimin e një rruge në Tiranë, ndërtimin e një stadiumi, këndi lojërash, bulevardi apo një teatri në Tiranë me qasjet institucionale në marrëdhëniet kontraktuale me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Për reformën zgjedhore edhe pse opozita para më shumë se një viti kreu një akt vetëvrasës të largimit nga parlamenti, ne me dëshirën tonë dhe dakortësinë e opozitës parlamentare krijuam një instrument për ta përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare. Për Shqipërinë e cila në 2020 fillon bidedimet për anëtarësimn në BE, duhet të jetë vetëdije politike për çdo lider politik që ne duhet brenda qershorit të këtij viti të kemi miratuar transpozimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR në kodin tonë elektoral. Kjo duhet të jetë detyrë dhe nuk mund të marrë peng askush”.