Reforma Zgjedhore! Basha: Teatri i Ramës, debati këtë javë ishte ”ik Enkelejd, hajde Oerd”
Lulzim Basha gjatë konferencës me gazetarët, komentoi edhe zhvillimet rreth Reformës Zgjedhore duke thënë se mbledhja fizike e Komisionit u pamundësua nga “teatri me regji të Edi Ramës”. Ai u shpreh se debati këtë javë ka qenë “ik Enkelejd, hajde Oerd”, gjë që sipas tij nuk është në interes të publikut.
”Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi mbledhjen fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Thirrja ime është të lihen alibitë e të mundësohet funksionimi normal i këtij komisioni. Duhet barazi vote. Kush merr më shumë vota të bëhet deputet. Votim e numërim elektronik dhe vota e diasporës.
Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd, hajde Oerd. Kjo është në interes të atyre që nuk e duan këtë. Nuk mendohet për interesin publik. Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje për interesa të vogla. Të enjten u është bërë dëm qindra e mijëra familjeve shqiptare me votimin e 11 ligjeve përmes rrëmujës”, u shpreh ai.