Reforma Zgjedhore/Bylykbashi: Sot folëm për financimin dhe median

Pas mbledhjes së tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha vetëm se janë diskutuar çështja e medias dhe financimi i partive. Nga ana tjetër, siç tha edhe Gjiknuri, edhe ai pohoi se ditën e hënë do të jetë gati drafti mbi të cilin u arrit marrëveshja.

“Sot këshilli diskutoi për cështjet e hapura në zbatim të dakordësisë për administrimin zgjedhor që përmbyllin reformën. Derisa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacion garancitë në 5 qershor, jo vetëm administrata, por identifikimi biometrik, por edhe të tjera, deri atë moment këshilli do të punojë për dakordësinë e plotë. Të hënën do të jetë versioni i plotë. Po punohet te financimi dhe cështja e medias. Të hënën do të kemi përpara dokumentin e plotë për t’i dhënë zgjidhje dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit”.

SHKARKO APP