Reforma zgjedhore, Çuçi: Duhen diskutime për rolin e medias gjatë fushatës zgjedhore
Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore është mbledhur sot mbi bazën e rekomandimit të OSBE/ODIHR për të diskutuar mbi rolin e medias gjatë fushatës zgjedhore.
Komisioni u drejtua nga dy bashkëkryetarët, Bledar Çuçi i Partisë Socialiste dhe Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, ku ishin të pranishëm ekspertë të huaj dhe vendas.
Çuçi shpjegon se “mbi bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR folëm mbi mbulimin e fushatave zgjedhore nga mediat publike e private, për qëllim garantimin e mundësive të barabarta të çdo partie politike apo kandidati në hapësirat reklamuese zgjedhore”.
Po ashtu, Çuçi theksoi se po adresojmë rekomandimet e marra në shqyrtim për çështjet e adresuara lidhur me garantimin e partive politike në hapësirë të barabartë mediatike.
“Bashkë me ekspertët e huaj dhe vendas, mediat dhe grupet e interesit, po punojmë për konkretizimin e rekomandimeve dhe marrjen në shqyrtim të çështjeve të adresuara”, – shprehet ai.

KOHA JONË SONDAZH

