Reforma zgjedhore, deputeti Bushati: S’ka faj sistemi, politika duhet të marrë përgjegjësitë
Me reformën e re zgjedhore synohet që politika të marrë përgjegjësi dhe të mos ja lërë fajin sistemit. Deputeti i PS, Ervin Bushati në një intervistë për Ora News thotë se Shqipëria ka një sistem të mirë.
Megjithatë, mazhoranca, thotë ai është e mendimit se fiton qoftë me këtë sistem, qoftë me një sistem tjetër, pasi do të gjykohen nga puna që kanë bërë.
Ervin Bushati: E rëndësishme është që politika të marrë përgjegjësi, mos ja lëmë fajet sistemeve. Sistemet janë të ndryshme në gjithë botën, nuk ka sistem perfekt, se po të kishte nuk do të kishte demokraci. Sistemi në mënyrë automatike do të zgjidhte më të mirin dhe nuk do kishte nevojë as për argument politik dhe as për gjë. Pra e rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësi si politikanë. Çfarëdo lloj sistemi të ketë në këndvështrimin e mazhorancës ne do gjykohemi nga puna që kemi bërë. Pra mendoj që jemi më të mirët dhe mund të fitojmë me këtë sistem apo me atë sistem tjetër. Kjo nuk na bën që të diskutojmë cdo sistem. Ne edhe sot i kemi votat, mund të vazhdonin me biseda pa opozitën jashtë parlamentit. Ky është një vullnet.