Reforma zgjedhore, Gjermania “rrëzon” Ramën: Të plotësohen rekomandimet e OSBE/ODIHR
Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz ka kërkuar nga Shqipëria që të plotësohen të gjitha rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR për reformën zgjedhire.
“Reforma zgjedhore është e përfshirë gjithashtu në Këshillin Europian dhe është shumë e rëndësishme për ta adresuar tek Shqipëria për të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe në këndvështrimin e vendimit që do të merret për hapjen e negociatave viten e ardhshëm. Unë e shoh mjaft të rëndësishme që Shqipëria duhet të plotësojë këto rekomandime dhe për të vendosur këto rregulla të ligjit në kohë”- tha ambasadorja Susanne Schütz.
Me këtë deklaratë, qeverisë shqiptare i lind detyra që të arrijë konsensusin me opozitën si e vetmja mënyrë për të certifikuar reformën zgjedhore, ku mazhoranca ka paralajmëruar realizimin e saj në mënyrë të njëanshme, përmes një drafti jokonsensual që pritet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim.
KOHA JONË SONDAZH

