Reforma Zgjedhore/Mediu: Ambasadorja amerikane propozoi sistemin danez

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, bën me dije se opozita nuk e ka braktisur Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.  Sipas Mediut, duhet të vlerësohet propozimi i ambasadores së ShBA, Yuri Kim për sistemin danez, si një sistem që mund të përshtatet me klimën politike në Shqipëri. Mediu thotë se Basha i ka shprehur ambasadorëve të BE-së, se nuk është kundër ndryshimit të sistemit por kjo kërkon bashkëpunimin e dy palëve.

Deklarata e plotë

Opozita nuk e ka braktisur këshillin politik. Opozita ka bërë propozime konkrete dhe i takon palës tjetër që të dalë me opsionet e veta. Opozita ka njohur ndërkombëtarët edhe me propozimet që ka bërë. Opozita po pret vlerësimin dhe gjykimin e palës tjetër. Jemi në marrëdhënie me faktorin ndërkombëtar për të gjykuar zbatimin e kriterit të Kopenhagenit.

Në Reformën Zgjedhore ne kemi kohë që punojnë. Standardet që janë arritur për balancën që është arritur në administrimin e vendimmarrjen e procesit zgjedhor nuk mund të cënohen, por vetëm mund të përmirësohen.

Sot kemi diskutuar që duhet të marrin në analizë, avantazhet dhe disavantazhet. Ambasadorja amerikane ka sjellë një propozime për sistemin danez. Unë nuk besoj që ambasadorja amerikane ka sjellë thjesht për të konsumuar një ide, por sepse ka gjykuar se është një sistem që vlen nga pikëpamja e përfaqësimit dhe klimës politike në Shqipëri.

Opozita padyshim që duhet të vlerësojë se vjen nga partneri ynë strategjik, një propozim që do na bëjë të mendojmë a është i implementueshëm dhe a është i përshtatshëm dhe të analizojmë atë që është më e mirë. Basha sot në takimin me ambasadorët theksoi se nuk ka qenë kundër ndryshimit të sistemit. Duhen dy palë për të ndryshuar kushtetutën se nuk mund ta bëjë vetëm opozita. Reforma zgjedhore kërkon të dy palët në mënyrë të veçantë mazhorancën.

SHKARKO APP