”Reforma Zgjedhore mund të bëhet edhe pa Komision”, Lami: Rama në kontradiktë, nuk i ka 84 vota

”Reforma Zgjedhore mund të bëhet edhe pa komision”, tha kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë. Politologu Roland Lami tha se Rama në kontradiktë, pasi do t’i duhet të kërkojë numra te kampi opozitës dhe nuk i ka 84 vota.

”Çështja e hersit që interpretohet nga Gjykata Kushtetuese sigurisht është një aspekt i ligjit, por esenca e formulësë Kodit Zgjedhor ka të bëjë me përllogaritjen e prodhimit të mandateve.

Heqja e hersit i bën listat e hapura, por që të bëhet e vlefshme përllogaritja e mandateve, zoti Balla e shprehu shumë qartë, shkohet në një procedurë të mirëpërcaktuar, komision ligjesh, në Komisionet e Reformës Zgjedhore, në parlament, aty duhen numra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Rama është në kontradiktë me atë çfarë tha shprehu me gazetarët, në një moment shprehu që ne do presim komisionin deri sa të mbarojë mandatet dhe pastaj do vendosim vetë dhe më pas po ai shprehu që ai nuk i ka numrat, do të thotë që do të kërkojë numrat tek kampi i opozitës. Duhet se nuk i ka 84 vota”,-tha në ”Abcnews Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?