“Reforma Zgjedhore nuk do jetë pazari i radhës”, Hajdari garanton shqiptarët: Kjo betejë do të bëhet më e fortë

Deputetja e grupit të ri parlamentar, Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në parlament ka garantuar shqiptarët se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të kthehet në një alibi për pazarin e radhës politik.

Hajdari u shpreh se me mbështetjen e SHBA, BE dhe OSBE Reforma Zgjedhore do të përcjellë tek shqiptarët besimin për lirinë e votës së tyre.

“Viti që kaluam ishte i vështirë ku kriza politike dominoi dhe aventurat me jetën e shqiptarëve e bënë Shqipërinë më të cunguar. Angazhimi im në parlament ka qenë kyç dhe i ka shërbyer vendit.

Puna jonë në parlament po fillon të japë frytet e saj. Bashkë me kolegët i kemi shërbyer vendit. Por disa cinike vazhdojnë e sulmojnë akoma.

E falënderoj opozitën jashtëparlamentare për angazhimin e saj. Kjo reformë nëse mbështet fortë nga BE, SHBA dhe OSBE do jemi në gjendje ti japim shqiptarëve një reformë zgjedhore të besueshme.  Por kjo nuk duhet të kthehet në alibi për një pazar të radhës. Ne duhet të rikthejmë besimin tek vota”, tha Hajdari.

Më tej deputetja e grupit të ri parlamentar tregoi edhe arsyen pse u ul në tryezën e Refomës Zgjedhore dhe garantoi se nuk do të bëhen bllokues në procesin e integrimit.

“U ula në atë tryezë për ti garantuar atyre që do jetë një reformë që do reformojë sistemin dhe ti japë besim për votën që do hedhin nesër. Kjo betejë do të bëhet e fortë. Ne nuk do të çedojmë në asnjë lloj pike. Ne nuk do bëhemi bllokues për integrimin, por nuk do të lejojmë që të bëhet pazari i radhës në kurriz të shqiptarëve”, përfundoi Hajdari.

SHKARKO APP