Reforma zgjedhore/ PD e bojkoton, PS përgatit draft të vetin

Në një prononcim për mediat, bashkëkryetar i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi ka thënë se opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore, ndërsa mazhoranca  do prezantojë javën e ardhshme draftin e saj për këtë reformë.

Bledi Çuçi u shpreh se drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra për reformën zgjedhore.

“Opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore. Javën e ardhshme prezantojmë draftin tonë për reformën që do i dorëzohet të gjitha  partive politike. Drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra me kontributin e ekspertëve gjermanë. Opozita ka bojkotuar komisionin, por shpresojmë t’i bashkohet”- ka thënë Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?