Reforma Zgjedhore, PS dhe Alibeaj tryezë me ekspertët e ODIHR. Rithemelimi mbetet jashtë

Komisioni i Reformës Zgjedhore me datë 13-14 mars do të zhvillojë një tryezë me ekspertët e ODIHR për diskutimet përfundimtarë për sa i përket rekomandimeve të ODIHR, votës së emigrantëve, herësi apo propozimet e tjera të partive politike për ndryshimin e zonave zgjedhore.

Me propozimin e bashkëkryetarit Damian Gjiknuri dhe me dakordësinë e bashkëkryetarit demokrat Enkelejd Alibeaj u dakordësua që në këtë tryezë të jenë veç ekspertët e Kuvendit dhe të partive politike, duke përjashtuar deputetët apo kryetarët e partive politike.

Në këtë mbledhje të komisionit të reformës zgjedhore online nuk ishin të pranishëm anëtarët e grupit Bardhi-Berisha.

SHKARKO APP