Reforma Zgjedhore, Spiropali: Jemi të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi nga deputetët e opozitës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti këtë të enjte në një takim kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarisse Pasztory.

Spiropali u shpreh se shumica parlamentare mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Po ashtu nënvizon se janë të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi nga deputetët e opozitës.

“Kemi kohë që jemi të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi përmbajtësor e bashkëpunimi të hapur me deputetët e opozitës, të cilët uroj të kuptojnë më shpejt se vonë, se aktet e pahijshme dhe braktisja e detyrës nuk i pengojnë akrepat e orës të ecin”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?