Reforma Zgjedhore/Vijon prej 3 orësh takimi mes mazhorancës dhe opozitës

Prej orës 17:00 të pasdites së sotme, palët politike në Këshillin Politik janë duke zhvilluar takimin në Pallatin e Kongreseve, ku po diskutohen çështje që lidhen me reformën zgjedhore.

Nga mbledhja që vijon prej tre orësh me dyer të mbylluyra mësohet se palët politike kanë rënë dakord për tre çështje. Ekspertët e reformës zgjedhore duhet të vijojnë me detajet për të dalë me një produkt të përbashkët.

Sa i takon Kolegjit Zgjedhor dhe administratë zgjedhore, dy pikat e nxehta, pritet të vihen pikat mbi ‘i’ në ditët në vazhdim pasi pritet të ketë mbledhje të tjera nesër dhe gjatë fundjavës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?