Refugjatët dynden drejt kufirit shqiptar

Është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, që nga Greqia ka kaluar kohët e fundit kufirin e vendit tonë. Këtë të enjte, Policia kufitare ka kapur 11 emigrantë të paligjshëm. Personat vinin kryesisht nga Siria, dhe u gjetën në pjesën e kufirit të gjelbër si dhe në afërsi të fshatrave kufitare me shtetin fqinj. Policia pasi u ka marre deklaratat, i kanë nisur drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Me shtimin e numrit të emigrantëve ilegalë, janë shtuar edhe tentativat e transportit të tyre drejt vendeve të treta, kundrejt një pagese të majme, nga ana e shtetasve shqiptarë. Po sot, një 25-vjeçar nga Tirana, me iniciale K.Q u arrestua në flagrancë në aksin Elbasan-Bradashesh teksa transportonte 4 shtetas sirianë nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt një pagese 200 euro për secilin.

Të mërkurën, në dy operacione të ndryshme, dy shtetas shqiptarë u arrestuan në flagrancë duke transportuar emigrantë të tjerë, edhe duke përdorur mjete të modifikuara në ambulancë, për mos të rënë në sy të forcave të rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?