Refugjatët e Britanisë në Shqipëri? PD akuzon qeverinë për biznes
Prej disa kohësh në mediat britanike qarkullon lajmi për transferimin e emigrantëve të paligjshëm nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, lajm ky që është mohuar disa herë nga zyrtarët shtetëror shqiptar.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare sot nuk arriti të votonte marrëveshjen me Britaninë e Madhe për ripranimin e personave, pasi opozita akuzoi se prapa kësaj fshihet mundësia për të sjellë emigrantët e paligjshëm nga vende të treta në Shqipëri, në këmbim të përfitimeve financiare.
Opozita vijon të ketë hijet e dyshimit, gjë që e reflektoi në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku u shqyrtua marrëveshja me Britaninë për ripranimin e personave.
”Kjo është e vërteta. Çfarë janë refugjatët, të cilët ndodhen në Gjibraltar apo në territorin e Britanisë së Bashkuar, për leckash do të ngrihen dhe do të depozitohen të gjithë në Shqipëri. Dhe ky nuk është një problem i vogël. Jo vetëm kaq, por koha e qëndrimit këtu është e pacaktuar”, tha Alibeaj.
Po ashtu ai tha se marrëveshja nuk parashikon diçka të tillë, por përditëson dokumentin pasi Britania nuk është më në Bashkimin Europian. Opozita u shpreh kundër nismës nën argumentin se s’ka transparencë duke ngritur akuza se fshihen përfitime financiare për biznesmenë të caktuar.
KOHA JONË SONDAZH

