Refugjatët, ironizon Shkëlzen Berisha: Shqiptarët s’do kenë më nevojë të largohen

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen e refugjatëve në Shqipëri.

Në një status në “Facebook”, Shkëlzen Berisha thotë se tashmë shqiptarët nuk do kenë më nevojë të largohen. Motivin e gjen tek kampet që do ngrihen në vend për pritjen e refugjatëve.

“Shqiptarët nuk do kenë më nevojë të largohen. Tashmë kampet do i kenë në shtëpi”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkelzen Berisha

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e djeshme zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj duke folur për një media gjermane ZDF tha se Shqipëria i ka kapacitetet të mbajë deri në 600 mijë refugjatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?